Kulturë

Garcia Garcia me virtuozitet fut publikun në romantizëm

Pianisti i ri, Martin Garcia Garciacili, i cili është duke realizuar një turne në Evropë, veç është dëshmuar në skena më të njohura pianistike. Megjithatë, kur bëhet fjalë për kryeqytetin kosovar ka pasur pak pyetje për skenën se ku do të performojë, por me entuziazmin më të madh është nisur për në Prishtinë për ta hapur edicionin e 12-të të “Chopin Piano Fest”

Martin Garcia Garcia në Prishtinë ka ardhur vetëm për pak ditë. Por nami që ka lënë hetohet hiq pa e lexuar biografinë e tij. Që në ekzekutimin e notave të para në piano dëshmon se diapazoni i tij muzikor është larg moshës që ka. Pianisti i ri i cili është duke realizuar një turne në Evropë, veç është dëshmuar në skena më të njohura pianistike. Megjithatë, kur bëhet fjalë për kryeqytetin kosovar ka pasur pak pyetje për skenën se ku do të performojë, por me entuziazmin më të madh është nisur për në Prishtinë për ta hapur edicionin e 12-të të “Chopin Piano Fest”.

Një koncert i pianistit që karrierën po e ndërton mbi kompozimet e polakut Frédéric Chopin ka qenë më se i mirëseardhur. Festivali ka nisur maratonën e koncerteve pikërisht Në Ditën e Evropës. Para se Garcia Garcia të ulej para pianos, Shkurta Gashi në piano dhe Shkurta Hajdini në këndim kanë interpretuar një vepër si homazh për viktimat e luftës në Ukrainë. Garcia Garcia mbrëmjen e ka nisur me vepra të kompozitorit Johann Sebastian Bach.