Kulturë

“Mural Fest” me “On/Offline” thërret për afrim me artin

Mural Fest Kosova
Për të shtatin edicion me radhë, organizatorët e festivalit të muraleve “Mural Fest” në Ferizaj i janë përveshur punës e artistët kanë nisur të zënë vendet e tyre pranë lokacioneve të përzgjedhura nga ata

Me një shëtitje dhjetëminutëshe nëpër qendrën e qytetit të Ferizajt përballesh me dhjetëra murale. Diku portreti që flet me shkrepjet e Hazir Rekës, në një skaj fëmija që mban në duar fotografinë e babait të pagjetur, transformimi i fëmijëve të lagjes, lufta nëpërmjet kampeve e deri te lulet me përmasa të mëdha, tashmë zënë vend në muret e ndërtesave. Por rrugëtimi i ngjyrosjes me gjallëri të këtij qyteti nuk po ndalet.

Për të shtatin edicion me radhë, organizatorët e festivalit të muraleve “Mural Fest” i janë përveshur punës e artistët kanë nisur të zënë vendet e tyre pranë lokacioneve të përzgjedhura nga ata. Objekti i Universitetit të Shkencave të Aplikuara, ATK-së, shkolla e mesme e muzikës “Çesk Zadeja”, shkolla fillore “Tefik Canga”, rruga “Vëllezërit Gërvalla”, nënkalimi i qytetit e rruga “Nerodimja” në qendër janë shtatë hapësirat e përzgjedhura që do të preken nga ndërhyrjet nga artistë me renome ndërkombëtare e vendore.