Kulturë

Nisin punimet në katër ndërtesa në rrugën “Marin Barleti” në Prizren

Realizimi i punimeve pritet të jetë ndihmesë për jetësimin e projektit madhor për rivitalizimin e kësaj rruge, i cili ishte iniciuar vite më parë nga disa akterë pas vdekjes së një vajze si pasojë e rrëzimit të një shtëpie të vjetër

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të programit për masa preventive – ndërhyrje emergjente që financohet nga Ministria e Kulturës- ka filluar punët në katër projekte në rrugën “Marin Barleti”. Realizimi i tyre pritet të jetë ndihmesë për jetësimin e projektit madhor për rivitalizimin e kësaj rruge, i cili ishte iniciuar vite më parë nga disa akterë pas vdekjes së një vajze si pasojë e rrëzimit të një shtëpie të vjetër.

 

Projekti madhor për rivitalizimin e tërësishëm të rrugës “Marin Barleti” në Qendrën Historike të Prizrenit pritet që të fillojë brenda këtij viti. Aktualisht me financimin e Ministrisë së Kulturës, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore ka nisur punët në katër ndërtesa për restaurim e ndërhyrje emergjente. Këto angazhime po mbështeten edhe nga Komuna e Prizrenit

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të programit për masa preventive – ndërhyrje emergjente që financohet nga Ministria e Kulturës- ka filluar punët në katër projekte në rrugën “Marin Barleti”. Realizimi i tyre pritet të jetë ndihmesë për jetësimin e projektit madhor për rivitalizimin e kësaj rruge, i cili ishte iniciuar vite më parë nga disa akterë pas vdekjes së një vajze si pasojë e rrëzimit të një shtëpie të vjetër.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka bërë të ditur se këto projekte parashohin restaurimin e pjesshëm të dy ndërtesave dhe ndërhyrje emergjente në dy të tjera.