Kulturë

Turisti britanik rrezikon dënim me vdekje si “trafikant artefaktesh” në Irak

 

(ArtNews) – Një turist britanik mund të përballet me dënimin me vdekje në Irak pasi akuzohet për kontrabandë me artefakte.

Jim Fitton, ish-gjeolog, mblodhi fragmente guri dhe copa qeramike të thyera si gjësende të thjeshta gjatë një turneu arkeologjik në Eridu, një qytet i lashtë sumerian në Irakun jugor. Ai u arrestua në aeroport me 20 mars, pasi iu kontrolluan bagazhet që i përkisnin grupit turistik. Një turist gjerman i cili ishte gjithashtu pjesë e turit u kap në aeroport.