Kulturë

Daja i kryetarit Mulaku kthen Kalanë e Vushtrrisë në restorant

Foto: Koha
 

Vendimi për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve për restorant ka përplasur drejtues këtij institucioni dhe drejtoreshën e kulturës në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama.

Kjo e fundit, në reagimin e saj ka kontestuar ato që i ka quajtur veprime të njëanshme, paligjshme dhe të fshehta për dhënien në shfrytëzim të Kalasë nga IKMM-ja, raporton KTV.