Kulturë

“Manifesta”: Mbi 50 për qind e kryeqytetasve, në asnjë ngjarje kulturore

Rezultatet e anketës publike të “Manifestas” me 300 respodentë të zonave rurale e urbane të Prishtinës janë prezantuar mbrëmjen e së martës në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Krahas anketës publike janë publikuar edhe rezultatet e konsultimeve me qytetarët, realizuar me 129 pjesëmarrës. Për dallim prej anketës, konsultimet janë shtrirë edhe në Fushë-Kosovë e Graçanicë

Centralizimi i aktiviteteve kulturore bën që jeta e artit kryesisht të shihet se frymon vetëm në Prishtinë. Qytetet e tjera brenda një viti kanë përqindje më të ulët të organizimeve. Mirëpo, kudo që shtrihen ato, ulëset mbesin shumë shpesh të zbrazëta, pavarësisht që ato nuk janë matëse të gjendjes kulturore, veçmas në dy vjetët e pandemisë. Gjendja është e njëjtë gati kudo, qoftë kjo shfaqje në teatër, koncert, në ndonjë festival, të Filharmonisë, ekspozitë nëpër galeri e plot të tjera. Lista e ngjarjeve është e gjatë, por jo edhe e pjesëmarrësve. Krijimet artistike kryesisht konsumohen nga vetë komuniteti.

 

“53 për qind e njerëzve shprehen se nuk kanë ndjekur asnjë ngjarje kulturore, teksa vetëm 30 për qind e tyre raportojnë të kenë ndjekur vetëm 1 deri 2 ngjarje gjatë vitit të kaluar”, është njëri prej rezultateve që ka dalë prej anketës publike në Prishtinë. Ani pse me 300 të anketuar në kryeqytet, megjithatë “Manifesta” ka nxjerrë disa shifra e konkluzione që shikuar në tërësi janë alarmante. Për shembull, qendrat tregtare dalin më të frekuentuarat, bibliotekat mbeten tepër larg. Rezultatet e anketës dhe ato të konsultimeve me qytetarët janë prezantuar të martën mbrëma në Sallën e Kuqe në Prishtinë

Centralizimi i aktiviteteve kulturore bën që jeta e artit kryesisht të shihet se frymon vetëm në Prishtinë. Qytetet e tjera brenda një viti kanë përqindje më të ulët të organizimeve. Mirëpo, kudo që shtrihen ato, ulëset mbesin shumë shpesh të zbrazëta, pavarësisht që ato nuk janë matëse të gjendjes kulturore, veçmas në dy vjetët e pandemisë. Gjendja është e njëjtë gati kudo, qoftë kjo shfaqje në teatër, koncert, në ndonjë festival, të Filharmonisë, ekspozitë nëpër galeri e plot të tjera. Lista e ngjarjeve është e gjatë, por jo edhe e pjesëmarrësve. Krijimet artistike kryesisht konsumohen nga vetë komuniteti.

Shikuar përgjithësisht arsyet për këtë mund të jenë prej më të ndryshmeve, disa mund t’ua dhënë kahen e cilësisë së organizimit e disa te çështja e preferencave të qytetarëve.