Kulturë

“Pa vend” dhe “Në kërkim të Venerës” me trofe në Trieste

Edhe ky vit ka nisur mbarë për kinematografinë e Kosovës. Përderisa s’ka ditë pa lajme për pjesëmarrje në festivale, “Pa vend” i Samir Karahodës dhe “Në kërkim të Venerës” i Norika Sefës, ia sjellin vendit trofetë e para për sivjet. I pari atë për filmin më të mirë të shkurtër; i dyti çmimin “Cineuropa” nga edicioni i 33-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Trieste të martën mbrëma. Alamet vlerësimesh u bëhen të dy filmave përderisa kinematografia vendore atje u përfaqësua edhe me “Vera andrron detin” dhe “Luaneshat e kodrës”

Lajmet për triumfet e kinematografisë kosovare kanë nisur qysh në fillim të këtij viti. Dy filma nga Kosova kanë marrë çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Trieste.

“Pa vend” nën regji të Samir Karahodës ka marrë Çmimin për filmin më të mirë në kategorinë e filmave të shkurtër. Kurse çmimi i “Cineuropa” për filmin më të mirë të gjatë artistik i është dhënë “Në kërkim të Venerës” nën regji të Norika Sefës.