Kulturë

“Hyjneshat...” e shtetit të izoluar në Shtëpinë e Evropës

Në veprat e Arjeta Miftarit hyjneshat janë pjesa kryesore që përçojnë mesazhe, teksa të vendosura në rrethin e bardhë duket sikur kuvendojnë. Përpara secilës hyjneshë, në letër shkruhen përgjigjet, ajo e kryesuesit është e mbyllur

Ikonave identifikuese të trashëgimisë kulturore ua ka hequr ndër vite pluhurin historik. I ka shndërruar në personazhe reale të jetës së përditshme, duke u dhënë emocione e role në skulpturat e saj nëpërmjet rikrijimit artistik. Por, kësaj radhe ato i ngriti në një rrafsh krejtësisht tjetër – atë të vendimmarrjes.

 

“14 vjet rrugëtim drejt BE-së, ‘Hyjneshat’”, është ekspozita me të cilën Arjeta Miftari në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë solli një transformim pamor e kuptimor të ikonës të cilën ndër vite e ka sjellë në skulpturë, “Hyjneshës në Fron”. Në prag të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës zbërthen fatin ironik të kufizimit të lëvizjes së lirë të kosovarëve

Ikonave identifikuese të trashëgimisë kulturore ua ka hequr ndër vite pluhurin historik. I ka shndërruar në personazhe reale të jetës së përditshme, duke u dhënë emocione e role në skulpturat e saj nëpërmjet rikrijimit artistik. Por, kësaj radhe ato i ngriti në një rrafsh krejtësisht tjetër – atë të vendimmarrjes.

Izolimin e kosovareve Arjeta Miftari e ka portretizuar nëpërmjet të njohurës “Hyjneshës në fron”. Në prag të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ajo zbërthen fatin ironik të kufizimit të lëvizjes së lirë të kosovarëve dhe me theks të veçantë, penalizmin e artistëve për shkak të mosliberalizimit të vizave.