Kulturë

“Udhëtim nëpër krijimet e grave” vlerësohet si projekt i jashtëzakonshëm muzikor

Aty-këtu, traileri mundëson që të dëgjohen copëza nga kompozimet që janë bërë tok në këtë projekt

Që në pamjet e para të trailerit të projektit “Udhëtim nëpër krijimet e grave” tregohet se bëhet fjalë për një projekt madhor. Folësit që zbulojnë detajet tregojnë se sopranoja kosovare Flaka Goranci ka bërë bashkë muzikantë të njohur. Të njëjtët kanë zbuluar detaje për projektin duke e vlerësuar atë si të jashtëzakonshëm. Është konsideruar si urë lidhëse midis kulturave muzikore të ndryshme në botë. Dëshmi, siç thotë Goranci, se muzika kalon kufijtë dhe muzikantët marrin rolin e ambasadorit.

 

Sopranoja kosovare Flaka Goranci ka zbuluar detaje të reja në lidhje me projektin e saj ”Udhëtim nëpër krijimet e grave”, që pritet të promovohet me koncerte nëpër vende të ndryshme të botës. “Është me të vërtetë interpretim i një tingulli që unë nuk e kam dëgjuar më parë e as përjetuar, ku muzika klasike takohet me atë orientale dhe ndërton një urë në mes të këtyre dy botëve”, ka thënë violonçelistja Teodora Miteva. Ajo është veç një nga muzikantët e përfshirë në projekt

Që në pamjet e para të trailerit të projektit “Udhëtim nëpër krijimet e grave” tregohet se bëhet fjalë për një projekt madhor. Folësit që zbulojnë detajet tregojnë se sopranoja kosovare Flaka Goranci ka bërë bashkë muzikantë të njohur. Të njëjtët kanë zbuluar detaje për projektin duke e vlerësuar atë si të jashtëzakonshëm. Është konsideruar si urë lidhëse midis kulturave muzikore të ndryshme në botë. Dëshmi, siç thotë Goranci, se muzika kalon kufijtë dhe muzikantët marrin rolin e ambasadorit.

Është sopranoja, producentja dhe kompozitorja Flaka Goranci ajo që fillimisht tregon më shumë detaje për projektin.