Kulturë

“Maya” dhjetë vjet pas kompozimit në një kapitull të ri

Vepra “Maya” e kompozuar më 2009 deri vonë s’ishte as e kompletuar, por tash është në format të botuar. Një pjesë e madhe e këtij kompozimi të Liburn Jupollit kishte qenë improvizim

Krijimtarinë e 25 kompozitorëve të rinj, Liburn Jupolli vitin e kaluar e ka përthekuar në librin “Antologjia e kompozitorëve kosovarë”. Aty ka bërë bashkë vepra të kompozitorëve që kanë krijuar gjatë dy dekadave të pasluftës. E së fundmi i është kthyer edhe një vepre që e kishte kompozuar si shumë i ri. Bëhet fjalë për veprën “Maya” që deri vonë s’ishte as e kompletuar, e tash është në format të botuar. Një pjesë e madhe e këtij kompozimi kishte qenë improvizim.

 

I rrallë është botimi i veprave muzikore, por rasti i “Mayas” së Liburn Jupollit është një shembull. Kolegë të tij muzikantë e transkriptuan duke ia hapur një kapitull të ri. Por njëkohësisht kjo vlerësohet si nismë që duhet ndjekur në mënyrë që gjithçka të jetë e dokumentuar në fushën e muzikës

Krijimtarinë e 25 kompozitorëve të rinj, Liburn Jupolli vitin e kaluar e ka përthekuar në librin “Antologjia e kompozitorëve kosovarë”. Aty ka bërë bashkë vepra të kompozitorëve që kanë krijuar gjatë dy dekadave të pasluftës. E së fundmi i është kthyer edhe një vepre që e kishte kompozuar si shumë i ri. Bëhet fjalë për veprën “Maya” që deri vonë s’ishte as e kompletuar, e tash është në format të botuar. Një pjesë e madhe e këtij kompozimi kishte qenë improvizim.

Ca skica dhe incizimi e karakterizonin veprën “Maya”. Si të paplotë, Jupolli e kishte lënë për shumë kohë teksa kishte vazhduar punën në vepra të tjera. Që prej vitit të kompozimit të veprës, Jupolli ka shpikur edhe gjashtë instrumente të ndryshme. Vepra e kompozuar në vitin 2009 kishte vazhduar të dëgjohej mjaft shumë. Dhe sipas Jupollit është një vepër që është dëgjuar jo vetëm nga profesionistët e muzikës klasike. Një vit pas kompozimit, Jupolli e kishte publikuar në “Youtube” e “Spotify”, por për ta botuar s’i kishte shkuar ndërmend ndonjëherë.