Kulturë

Censura shtetërore mbyll përkohësisht Muzeun e Ramat Gan-it në Tel-Aviv

Muzeu u mbyll përkohësisht pasi 47 pjesëmarrës të një ekspozite kërkuan tërheqjen e veprave të tyre si shenjë solidariteti me David Reeb-in, vepra e të cilit u hoq nga ekspozita. Ekspozita ishte e para në Muze pas një rinovimi prej vitesh
 

Muzeu i Ramat Gan-it në Tel-Aviv është mbyllur përkohësisht pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në lidhje me censurën midis zyrtarëve të qytetit dhe artistëve të përfaqësuar në një ekspozitë kolektive.

Muzeu u mbyll përkohësisht pasi 47 pjesëmarrës të një ekspozite kërkuan tërheqjen e veprave të tyre si shenjë solidariteti me David Reeb-in, vepra e të cilit u hoq nga ekspozita. Ekspozita ishte e para në Muze pas një rinovimi prej vitesh.