Me kritika për përbërjen e jurive vlerësuese, çmimet me të cilat janë paguar veprat e procesin në përgjithësi, rreth 20 artistë kanë protestuar të enjten, para Ministrisë së Kulturës.
Kanë kërkuar rishqyrtimin e procesit nëpërmjet të cilit shteti me 247 mijë euro bleu vepra arti nga 68 artistë. Protestuesit u diskualifikuan nga thirrja publike. Por, sipas tyre, në proces janë bërë disa shkelje. Kanë akuzuar disa anëtarë të jurisë për favorizim të njerëzve të afërt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në takim me artistët është zotuar se çështjet e ngritura do të sqarohen.
Nëpërmjet pakos për ringjallje ekonomike Ministria e Kulturës ka paguar deri në 7 mijë euro për piktura e fotografi. Janë çmime joreale për tregun e veprave të artit pamor.