Jehon Gorani në filmin “Kursk” me aktorin e famshëm Colin Firth

Jehon Gorani në filmin “Kursk” me aktorin e famshëm Colin Firth

06 July 2017 13:39

Aktori kosovar Jehon Gorani është pjesë e filmit “Kursk”, me skenar të Robert Rodat e me regji të Thomas Vinterberg, shkruan KultPlus.

Filmi flet për fatkeqësi nënujore dhe neglizhencën e qeverisë, ku përderisa marinarët luftojnë për mbijetesë, në anën tjetër familjet e tyre ballafaqohen me dëshpërim, ku pengesat politike pamundësojnë shanset për ti shpëtuar ata.

Në këtë film që do të ketë premierën në vitin 2018, do të luajë edhe aktori i njohur botëror Colin Firth, kurse pjesë e kastës së këtij filmi janë edhe shumë yje të njohura. Sipas faqes zyrtare të këtij filmi, aktori kosovar Jehon Gorani do të luajë rolin e Oblomov. Filmi është kooproduksion i Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut, kurse xhirimet e këtij filmi janë duke u bërë në Belgjikë, Francë dhe Norvegji. Ky film është i zhanrit dramë e histori.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme