“Urban Sprawl” për lëvizjet që prodhuan zgjerimin kaotik të qyteteve

“Urban Sprawl” për lëvizjet që prodhuan zgjerimin kaotik të qyteteve

06 July 2017 11:01

Prishtinë, 6 korrik – Projekti, i cili ka për qëllim eksplorimin e gjendjes së peizazheve periferike në Kosovë dhe në Zvicër, krahason situatën mes dy vendeve. Del të mos jetë shumë e ndryshme, ani pse flitet për dy shtete që fillimisht dallojnë për nga dendësia e më pas edhe nga gjendja ekonomike dhe zhvillimi, shkruan sot Koha Ditore.

Ky projekt i quajtur “Urban Sprawl” përshkruan rritjen e popullsisë jashtë qendrës urbane. “Sprawl” si term në arkitekturë ka konotacion negativ ku përshkruhet një lloj kaosi dhe mungesë rendi në planifikim urbanistik. Prandaj ky projekt zvicerano-kosovar mëton që të ofrojë një platformë për praktikuesit dhe hulumtuesit në të dyja shtetet për nderimin e bazave të përbashkëta që i lejojnë të mendojnë së bashku për të ardhmen e këtyre hapësirave.

Arkitekti dhe kritiku zviceran Ibai Rigby të martën mbrëma prezantoi dokumentarin, i cili mban emrin e njëjtë sikurse projekti. Ai ka thënë se “Urban Sprawl” është ende në përpunim e sipër, por të pranishmit që u bënë tok në katin e parë të Muzeut Kombëtar të Kosovës, patën rastin të shohin një version të shkurtër të këtij dokumentari pasuar me prezantimin që Rigby i ka bërë kësaj teme. Përmes bisedave me arkitektë e njerëz të tjerë të fushës vë në pah problemet dhe devijimin e asaj që quhet “Urban Sprawl’. Madje gjen edhe të përbashkëta të shumta mes dy vendeve. Rigby, i cili u bë pjesë e edicionit të pestë të “Festivalit të Arkitekturës në Kosovë”, ka thënë se së fundmi vëmendja është rritur në të dyja vendet për sa i përket pasojave të “Urban Sprawl”, por ende nuk dihet se si do të evoluojnë dhe se si duhet të trajtohet kjo çështje nga arkitektët (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

© KOHA Ditore

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme