Kulturë

Shkrimtari Virgjil Muçi, merr çmimin kryesor të Panairit të Librit në Tiranë

Me ndarjen e çmimeve tradicionale, ka përfunduar të shtunën edicioni i 24-t i Panairit të Librit në Tiranë. Shkrimtari Virgjil Muçi, ka marrë Çmimin për autorin më të mirë shqiptar të vitit 2021 për vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është zotuar se vitin që vjen, përkrahja për panairin do të jetë më e madhe
 

Me ndarjen e çmimeve tradicionale, ka përfunduar të shtunën edicioni i 24-t i Panairit të Librit në Tiranë. Shkrimtari Virgjil Muçi, ka marrë Çmimin për autorin më të mirë shqiptar të vitit 2021 për vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”.

Kryetarja e jurisë, Anila Mullahi, në fjalën e saj u shpreh se në Panair janë paraqitur 114 libra. “Juria ka vlerësuar të gjitha veprat e botuara, që nuk ishin vepra të pranishme në Panairin e vitit të kaluar. 114 libra janë paraqitur në shtëpinë botuese. Në panair janë paraqitur shumë vepra të përkthyera”, ka thënë Mullahi. Bashkë me anëtarët e jurisë, Enkel Demi, Albana Nexhipi, Aida Tuci dhe Xhimi Lazri, nga librat e botuar nga mesi i nëntorit të vitit 2020 e deri tani, vlerësuan me çmimi “Autori më i mirë”, Virgjil Muçin për tregimet fantastike “Fajin ma ka gjuha”. Çmimin “Përkthimi më i mirë” e ka marrë Flavia Kaba për veprën me tregime të Carlos Ruiz Zafon, “Qyteti i avullit”. Çmimin “Studimi më i mirë” e ka marrë Uran Butkën me vëllimin e gjashtë të Mithat Frashrit. Ambasada franceze për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja, vlerësoi me çmim Mirela Kumbaron për përkthimin e “Ngadalësisë” nga Milan Kundera.