Kulturë

Rruga “Marin Barleti” e degraduar ndër vite pret një kapitull të ri

Rruga “Marin Barleti” gjendet në kuadër të kompleksit të Nënkalasë, Pantelisë dhe Potok Mahallës, që është pjesë e Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, si dhe është pjesë integrale e zonës historike

Projektet ideore dhe ato zbatuese për rivitalizimin e rrugës “Marin Barleti” në Qendrën Historike të Prizrenit dhe ai për kinemanë “Lumbardhi” janë drejt finalizimit dhe gjatë vitit të ardhshëm pritet fillimi i zbatimit te tyre. Në saje të tyre synohet mbrojtja e vlerave të trashëgimisë kulturore të Prizrenit, që përgjatë viteve të shkuara kanë pësuar degradim

Projekti për rivitalizimin e rrugës “Marin Barleti” në Qendrën Historike të Prizrenit është në prag të finalizimit dhe pas përmbylljes së procedurave të prokurimit, planifikohet që zbatimi i tij të nisë nga mesi i vitit të ardhshëm. Ky projekt, bashkë me atë për rivitalizimin e kinemasë “Lumbardhi” gjatë kësaj jave është prezantuar para hisedarëve të ndryshëm. Në saje të tyre synohet mbrojtja e vlerave të trashëgimisë kulturore të Prizrenit, që përgjatë viteve të shkuara kanë pësuar degradim.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka bërë të ditur se “inicimi i hartimit të një projekti goxha kompleks e të ndërlikuar për rivitalizimin e rrugës ’Marin Barleti’ në zonën historike, ka ardhur si rezultat i rrethanave të krijuara nga një fatkeqësi që pati ndodhur në këtë rrugë”. Sipas tij, ngjarja tragjike që kishte sjellë vdekjen e një vogëlusheje si pasojë e rrëzimit të një shtëpie të vjetër pati mobilizuar akterët e shoqërisë civile dhe institucionet për të ideuar një plan për ndërhyrje në këtë rrugë.