Kulturë

Shmanget greva që do të godiste produksionet e Hollywoodit

Pas negociatave maratonëshe për disa ditë përfaqësues të Aleancës Ndërkombëtare e Punonjësve të Skenës Teatrore (International Alliance of Theatrical Stage Employees – ITSE) me ata nga studiot dhe kompanitë argëtuese që i punësojnë arritën një marrëveshjen trevjeçare para grevës së paralajmëruar për të hënën, duke shmangur kështu një pengesë serioze për një industri që sapo ishte rikthyer për të punuar pas mbylljeve të gjata për shkak të pandemisë (Foto: AP)
 

Pas negociatave 11-orëshe të shtunën është arritur një marrëveshje që ka shmangur një grevë të ekipit të filmit dhe të televizionit, e cila do të bënte që rreth 60 mijë punëtorë që punojnë në prapaskenë të largoheshin nga puna e tyre duke vënë në pauzë kështu prodhimet në Hollywood dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas negociatave maratonëshe për disa ditë përfaqësues të Aleancës Ndërkombëtare e Punonjësve të Skenës Teatrore (International Alliance of Theatrical Stage Employees – ITSE) me ata nga studiot dhe kompanitë argëtuese që i punësojnë arritën një marrëveshjen trevjeçare, para grevës së paralajmëruar për të hënën, duke shmangur kështu një pengesë serioze për një industri që sapo ishte rikthyer për të punuar pas mbylljeve të gjata për shkak të pandemisë.