Kulturë

“Andorra” e dehumanizimit zhvendoset edhe në Kosovën e viteve ‘90

Për rreth dy orë e gjysmë, “Andorra” në skenën e teatrit “Bekim Fehmiu” e mban ritmin si një dramë plot tension e energji. Është një thirrje për kujtesën kolektive (Foto: Teatri “Bekim Fehmiu”/Fecebook)

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren ka realizuar premierën e radhës duke vënë në skenë tragjedinë “Andorra”, bazuar në tekstin e autorit zviceran Max Frisch, nën regji të Kushtrim Bekteshit. Ndonëse ka zgjatur më shumë se dy orë, kjo dramë ka lënë mbresa te publiku i pranishëm në sallën e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha”, që në fund me duartrokitje të gjata ka përshëndetur trupën e teatrit të angazhuar në këtë projekt artistik.

 

Trajtimi i temës së paragjykimit, urrejtjes, krimit dhe gjenocidit me ndërthurjen e kujdesshme e mjeshtërore edhe të ngjarjeve të përjetuara në Kosovë dhe në rajon në vitet ’90 të shekullit të kaluar, ka bërë që “Andorra”, bazuar në dramën e Max Frischit nën regji të Kushtrim Bekteshit, ta fusë publikun nëpër skutat e mbamendjes në përballje me sekuenca të përjetuara nga shumica e shqiptarëve. Nëpërmjet shembujve të dehumanizimit si mundësi për katarsis, “Andorra” kërkon anën humane

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren ka realizuar premierën e radhës duke vënë në skenë tragjedinë “Andorra”, bazuar në tekstin e autorit zviceran Max Frisch, nën regji të Kushtrim Bekteshit. Ndonëse ka zgjatur më shumë se dy orë, kjo dramë ka lënë mbresa te publiku i pranishëm në sallën e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha”, që në fund me duartrokitje të gjata ka përshëndetur trupën e teatrit të angazhuar në këtë projekt artistik.

Trajtimi i temës së paragjykimit, urrejtjes, krimit dhe gjenocidit me ndërthurjen e kujdesshme e mjeshtërore edhe të ngjarjeve të përjetuara në Kosovë dhe në rajon në vitet ’90 të shekullit të kaluar, ka bërë që kjo shfaqje si tërësi të përcjellë emocione të shumta te audienca.