Kulturë

“Muzikë në të pestat” – sekuenca kaleidoskopike e melodive të përsëritura

Në kuadër të Garës së Kompozitorëve të Ballkanit në Prishtinë sivjet janë dhënë katër koncerte dhe dy performanca. Edhe në koncertin përmbyllës do të theksohet trashëgimia e kompozitorit Glass, kompozimet e të cilit kanë qenë të nominuara edhe për “Academy Awards”

Emri i kompozitorit Philip Glass është shkruar me të arta si kompozitori më i njohur e më me ndikim i muzikës minimaliste. Një vepër nga krijimtaria e tij është shpalosur edhe në kuadër të edicionit të dytë të Garës së Kompozitorëve të Ballkanit. Dirigjenti dhe kompozitori amerikan Gregory Charette ka qenë ai që e ka sjellë frymën artistike të 84-vjeçarit. Luajti veprën “Muzikë në të pestat” (Music in Fifths) të kompozitorit e pianistit amerikan. Vepra sipas përshkrimit të koncertit, që u mbajt online në ueb-faqen e Festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”, është një nga veprat pioniere të minimalizmit të hershëm.

 

Dirigjenti dhe kompozitori amerikan, Gregory Charette, ka ardhur në një format të veçantë para publikut kosovar: si pianist. Një befasi e këndshme ishte programi që kishte përzgjedhur. Veç një vepër: “Muzikë në të pestat” e Philip Glass. Koncerti që mori titullin e veprës qe një prurje interesante e kompozitorit që mban epitetin e me të njohurit dhe krijuesit më me ndikim në minimalizëm

Emri i kompozitorit Philip Glass është shkruar me të arta si kompozitori më i njohur e më me ndikim i muzikës minimaliste. Një vepër nga krijimtaria e tij është shpalosur edhe në kuadër të edicionit të dytë të Garës së Kompozitorëve të Ballkanit. Dirigjenti dhe kompozitori amerikan Gregory Charette ka qenë ai që e ka sjellë frymën artistike të 84-vjeçarit. Luajti veprën “Muzikë në të pestat” (Music in Fifths) të kompozitorit e pianistit amerikan. Vepra sipas përshkrimit të koncertit, që u mbajt online në ueb-faqen e Festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM”, është një nga veprat pioniere të minimalizmit të hershëm.

“Kjo vepër paraqet një sekuencë kaleidoskopike të modeleve të përsëritura, të gjitha të ndërtuara nga materiali më themelor i muzikës: e pesta e përsosur”, është shkruar aty. Glass njihet për përdorimin e shtimit dhe zbritjes së notave në shkallë të thjeshta për të krijuar forma muzikore epike dhe hipnotike. Një atmosferë të tillë hipnotike e solli edhe Gregory Charette.