Kulturë

“Polip”-i sfidon me pyetje në kohë të çuditshme

Jeton Neziraj, Alida Bremer e Sasha Iliq, në hapjen solemne të “Polipit” të premten mbrëma në teatrin “Oda”

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, “Polip” me edicionin e 11-të i hapur të premten mbrëma, vjen edhe si dëshmi për fuqinë e artit letrar në kapërcim sfidash si këto të pandemisë. Kapërcen kufij edhe në kohë të çuditshme. Krejt kësaj situate i kundërpërgjigjet me pyetje, e prej jonormalitetit mëton t’i sjellë normalitet. “Cancel Culture”, është tema e sivjetme, e njëra praj temave që u ka paraprirë diskutimeve e leximeve treditore, ka qenë kritika letrare në kohën e “Cancel Culture”

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Polip” me gjithë vështirësitë, nuk ka hequr dorë nga miqësia e krijuar për më shumë se një dekadë me njerëzit e letërsisë. Ka insistuar që, pavarësisht situatës me pandeminë, shumicën e shkrimtarëve t’i sjellë në Kosovë.

Rreth njëzet prej tyre do të qëndrojnë për tri ditë në Prishtinë që bashkë me kolegët e tyre në Kosovë, të zbërthejnë pyetjet qe lidhen me temën “Cancel Culture”. Rreth kësaj teme do të zhvillohen aktivitetet letrare, leximet e diskutime për një epokë sfiduese për letërsinë e për kulturën, në përgjithësi.