Kulturë

“Fushat e lulediellit” në përmbyllje të rrugëtimit për fillim të ri

“Fushat e lulediellit” nga Agnes Denes të enjten sërish ka bërë bashkë artistë, kuratorë e një pjesë të stafit organizues të “Autostrada Bienale” në platenë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Kësaj radhe për të korrur luledielli e për fillimin e një cikli të ri

Vepra artistike “Fushat e lulediellit” nga Agnes Denes ka pasur ciklin përfundimtar të enjten, me korrjen e luleve në platenë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, por ky nuk është fundi as i edicionit të tretë të “Autostrada Biennales” që e solli atë. Ani pse edhe ngjarja do të ketë një ceremoni përmbylljeje, së paku formalisht, në esencë është hapja e një kapitulli të ri. Një gjë e tillë është paralajmëruar qysh në shenjat e para të edicionit të sivjetmë, me temën “Çka nëse një rrugëtim...”

Një lule mund të simbolizojë krejt rrugëtimin e qenies së gjallë. Mirëpo cikli përfundimtar i veprës “Fushat e lulediellit” nga Agnes Denes nuk njeh fund, por u bë përmbushje artistike e motos së edicionit të 3-të të “Autostrada Biennale” si dritë shprese dhe një transformim shoqëror.

E gjendur në zemër të Prishtinës, plateja e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë arriti që për dy muaj e gjysmë të gjallërohet me delikatesën dhe verdhësinë e lulediellit, farat e të cilave u mbollën më 22 prill, me rastin e Ditës së Tokës.