Kulturë

Balerina që nëpërmjet hapave synon të thyejë barrierat

“Kam shumë dëshirë që një ditë të kërcej rolin e Giselles. Është një rol shumë delikat, teknikisht shumë sfidues, por edhe dramatik”, ka thënë ajo. Sipas saj, arti i bashkon njerëzit, thyen shumë barriera shoqërore. “Njohim njëri-tjetrin jo vetëm sipërfaqësisht, por në një mënyrë më të thellë, që të bën t’i vlerësosh më shumë njerëzit për atë që janë, për punën që bëjnë, arritjet e tyre dhe për vështirësitë që kalojnë”, ka shtuar Etrita Abdullahu që tani është afër diplomimit në studimet bachelor në Degën e vallëzimit në Universitetin publik të New Jerseyit

Etrita Abdullahu kur ishte pesë vjeçe e mban mend veten duke shikuar shfaqje baleti. Ishte fundjavë dhe babai i saj e kishte ftuar të shikonin bashkë shfaqjen “Bukuroshja e fjetur”. Abdullahu atëherë nuk e merrte me mend se magjepsja që po ndiente në ato momente për këtë profesion, pas më shumë se një dekade do ta shtynte që si adoleshente të kalonte oqeanin. Qëllim e kishte që të rritej profesionalisht pikërisht për balet. 23-vjeçarja është duke përfunduar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shkak të eksperiencës që po merr atje, thotë se është duke jetuar mundësinë që vjen një herë në jetë

Magjepsja pas “Bukuroshes së fjetur”

Duke mos pasur idenë se çfarë është baleti, por e magjepsur nga lëvizjet e balerinëve në shfaqjen “Bukuroshja e fjetur”, Abdullahu kishte kërkuar sqarime nga babai i saj. “Një art fisnik, shumë i vështirë, por edhe shumë i bukur e me vlerë”, kujton t’i ketë thënë i ati. E që në atë moment Abdullahu kishte nisur ëndrrat për t’u bërë mësuese, piktore, arkeologe duke kaluar si çdo fëmijë nga një profesion në një tjetër. Pasi kishte nisur ushtrimet për balet, i ishte rikthyer dashuria. Tani për të baleti është diçka e pandashme nga ajo.