Kulturë

“Engjëlli blu” – përkujtim e zbulim i anës së panjohur të Bekim Lumit

Duke dëgjuar poezi të interpretuara nga aktorë që e njohën dhe u bënë pjesë e shfaqjeve të Bekim Lumit, të premten në mjediset e Teatrit Kombëtar të Kosovës, është përkujtuar regjisori që në të gjallë të tij bëri emër për kreativitet e invencion. “Engjëlli blu” është libri me 54 poezitë e tij, i cili ka bërë bashkë në këtë përurim dhjetëra miq, dashamirë e studentë të aktrimit

Deklamime poezish janë zgjedhur si eulogjitë më me vend për ta nderuar regjisorin Bekim Lumi në ditëvdekjen e tij, 30 korrik. Në përvjetorin e tretë të largimit të tij nga jeta, ai është shpalosur ashtu siç njihej – thuajse pak e hiç nga të tjerët. Me nismën e familjes dhe angazhimin e miqve të tij të ngushtë, mbi 50 poezi janë nxjerrë nga sirtarët e harresës për t’u bërë kështu libër që në mënyrë posthume sjell një “engjëll blu” të regjisorit e profesorit të njohur. Në fakt, “Engjëll blu” është vetë titulli i librit që përthekon poezi të shkruara gjatë ditëve të tij studentore në Tiranë, si dhe gjatë qëndrimit në Gjermani

Kur po thellohej në punën e tij regjisoriale për shfaqjen “John Cage’s Hamlet”, ai e ndiente me gjithë qenien atë që kishte ndier autori zëmadh William Shakespeare. Që gjërat të shihen më thellë sesa sipërfaqja, teatri ka tagër që me anë të skenës ta transkriptojë shekspirianen në një tjetër mënyrë.

Me këto bindje, regjisori e profesori Bekim Lumi po e kalonte dhjetorin e vitit 2015. Po të njëjtat janë bërë edhe më kuptimplotë në trevjetorin e ndarjes së tij prej jetës.