Kulturë

“Anibari” ndez projektorët e çizolimit

Të premten mbrëma, hapja e edicionit të 12-të të festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar, “Anibar”, qe një paralajmërim i asaj që vijon: një botë krejt tjetër që kapërcen izolimin edhe nëpërmjet artit

“Kino Liqeni” mbrëmjen e së premtes mori pamjen që shumë veta e kujtonin me mall, turmën e organizimit të një festivali, i cili tanimë është dëshmuar në botën e thellësisë artistike e laramanisë së ngjyrave. Kineastë, artistë e dashamirë të botës së animacioneve u stacionuan në Pejë, duke marrë me vete dëshirën e rikthimit të festivalit të filmave të animuar “Anibar” në formatin fizik. Qysh në hapje motoja e sivjetme “izolimi” kumboi me “çizolimin”

“Terri” u zëvendësua me gjallërinë artistike tek u ndezën projektorët për të 12-n herë me radhë. E kjo u bë në një ambient të hapur – larg katërmurëshit, objektit të izolimit për gati një vit e gjysmë – dhe tanimë njerëzit nuk komunikojnë me distancë fizike e afërsi fjalësh, por kësaj radhe gjithçka është e prekshme dhe e qasshme.

“Kino Liqeni” mbrëmjen e së premtes mori pamjen që shumë veta e kujtonin me mall, turmën e organizimit të një festivali, i cili tanimë është dëshmuar në botën e thellësisë artistike e laramanisë së ngjyrave. Kineastë, artistë e dashamirë të botës së animacioneve u stacionuan në Pejë, duke marrë me vete dëshirën e rikthimit të festivalit të filmave të animuar “Anibar” në formatin fizik.