Kulturë

Kori i Filharmonisë në “Verën e Ohrit” që mbledh emrat botërorë

Foto: Arben Llapashtica/KOHA

Kur flitet për Ohrin si destinacion turistik, midis të tjerash, shpesh përmendet edhe fakti se ai konsiderohet si kryeqytet shpirtëror i Maqedonisë së Veriut. Për këtë epitet, pos trashëgimisë arkitekturore e natyrore, peshë të madhe ka edhe festivali “Vera e Ohrit”. E në edicionin e sivjetmë, Kosova do të çojë atje një pjesë të trashëgimisë së vet muzikore.

 

Lista e emrave me nam që kanë interpretuar në “Verën e Ohrit” është e gjatë. Plácido Domingo e Ennio Morricone janë vetëm dy prej tyre. Por në edicionin e sivjetmë aty do të interpretojë edhe Kori i Filharmonisë së Kosovës, dhe kjo është dëshmi për nivelin artistik të këtij formacioni. Në ngjarjen që sivjet shënon edicionin e 61-të do të shpalosë traditën korale shqiptare

Kur flitet për Ohrin si destinacion turistik, midis të tjerash, shpesh përmendet edhe fakti se ai konsiderohet si kryeqytet shpirtëror i Maqedonisë së Veriut. Për këtë epitet, pos trashëgimisë arkitekturore e natyrore, peshë të madhe ka edhe festivali “Vera e Ohrit”. E në edicionin e sivjetmë, Kosova do të çojë atje një pjesë të trashëgimisë së vet muzikore.

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të paraqitet me koncert njëorësh në edicionin e 61-të të “Verës së Ohrit”.