“Lumbardhi” në Prizren do ta hapë sezonin veror me dy koncerte të muzikës klasike Foto: Koha

“Lumbardhi” në Prizren do ta hapë sezonin veror me dy koncerte të muzikës klasike

27 June 2017 10:09

Dy koncerte të muzikës klasike do të hapin këtë javë sezonin veror në ambientin e jashtëm të kinemasë “Lumbardhi” në Prizren.

Pas shtatë vjetësh, në skenën e këtij kompleksi kulturor, të mërkurën mbrëma kthehet kitaristi me nam botëror, Petrit Çeku, që do të shoqërohet në violonçel nga kroatja e lindur në Gjermani, Monika Leskovar. Ndërsa vetëm dy ditë më pas Filarmonia e Kosovës e mbyll sezonin e vet koncertal në “Lumbardh”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“‘Lumbardhi’ hapë sezonin veror me dy koncerte të rëndësishme, atë të dyshes Petrit Çeku dhe Monika Leskovar si dhe të Filarmonisë së Kosovës, të mërkurën me 28 qershor, respektivisht të premten me 30 qershor”, ka thënë Ares Shporta nga fondacioni “Lumbardhi”.

Ai ka sqaruar se dy vjet pas rihapjes, “Lumbardhi” ka filluar një format të ri, “ku programet do të ndërtohen rreth cikleve sezonale me programime tematike apo të pavarura shumëdisiplinare që përfshijnë filmin, muzikën, letërsinë, teknologjinë, mediat e reja dhe fusha të tjera relevante, dhe do të realizohen nga fondacioni ‘Lumëbardhi’, komunitetet rreth tij dhe partnerët e organizatës, sikurse edhe palë të treta që i shfrytëzojnë hapësirat e kinemasë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme