Kulturë

Filmi “Granatë” me Ilire Vincën, tani edhe online

Për shkak të Javës Botërore të Refugjatëve, një javë kjo që na bën të reflektojmë edhe njëherë për numrin e madh të refugjatëve në mbarë botën, filmi “Granatë” është online dhe mund të shihet nga çdokush.

Filmi me regji nga Ornela Peka është një dramë artistike e bazuar në një ngjarje të vërtetë, një histori që e kanë përjetuar shumë njerëz, dhe që ka të bëjë me largimin nga vendi yt drejt një destinacioni shpesh të paditur.