Kulturë

Publikohen foto të panjohura të gjenocidit mbi çamët

“Kolaboracioni dhe gjenocidi në Çamëri 1944-1945”, (E vërteta e bashkëpunimit të çamëve me gjermanët) është studimi më i fundit mbi raportet shqiptaro-greke në fokus të së cilit është çështja çame.

Studiuesi Arben P. Llalla sjell aspekte dhe dokumente historike me pika të shkurta që nga koha e qeverisë së Joani Metaksait (1936- 1941) e deri në Gjenocidin grek ndaj popullsisë shqiptare (1944- 1945). Për të nxjerrë në dritë të vërtetën se çamët nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë kolektivisht me italianët dhe gjermanët.