Kulturë

Ministria e arsyeton zbritjen e buxhetit për projekte kulturore me 700 mijë eurot e “Manifestas”

Ministria e Kulturës ka paralajmëruar edhe një thirrje të dytë për projekte kulturore, përderisa me të parën ka përkrahur 184 projekte më pak sesa vitin e kaluar

Një ditë pasi ka dalë me listën e projekteve fituese, ku del se janë mbi 600 mijë euro më pak sesa vitin e kaluar, Ministria e Kulturës ka listuar një seri arsyesh, të cilave u prin buxheti prej 700 mijë eurosh, me të cilin është përkrahur bienalja e njohur evropiane “Manifesta”, e cila vitin që vjen mbahet në Prishtinë. Përmendet edhe përfaqësimi i Kosovës në Bienalen Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecie e paralajmërohet një thirrje e dytë publike

Ministria e Kulturës të enjten ka nxjerrë një listë arsyetimesh për zbritjen e shumës, me të cilën ka përkrahur projektet kulturore dhe artistike nëpërmjet konkursit të prillit. Pos kësaj, sivjet MKRS-ja ka përkrahur shumë më pak projekte edhe si numër, sikurse ato tëorganizatave edhe ato individuale.

Listës së arsyetimeve të MKRS-sëi prin ndarja e buxhetit për bienalen nomade evropiane “Manifesta”, që vitin tjetër do të mbahet në Prishtinë. Për edicionin e 14-të të ngjarjes më të madhe kulturore, nikoqire e së cilës është Prishtina, MKRS-ja ka treguar se sivjet ka ndarë 700 mijë euro.