Kulturë

Publicistika shqiptare në dy shekuj – betejë për ndërgjegjësim

Studiues e referues nga Kosova e Shqipëria, në ditën e fundit të “Javës së Albanologjisë” kanë sjellë perspektiva të ndryshme për temën qendrore “Mendimi historik në publicistikën shqiptare të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX”

“Kosova e bukurë, Kosova trimnore, Kosova me famë është bërë rëmujë! Ç’kishte shpëtuar nga topat e Turgut Pashës, u bë rëmujë sot nga topat e barbarëvet dhe egërsiravet Sërbë!”. Me këtë ton indinjate e dhembjeje, Mihal Grameno e përshkruante pushtimin e Shqipërisë nga ushtritë serbe në vjeshtën e vitit 1912.

 

Me kumtesa nga dy seancat e historisë, “Java e Albanologjisë” ka përmbyllur treditëshin e saj të sivjetmë në edicionin e 12-të me radhë. Në fokus të shumicës së kumtesave nga sesioni i historisë ka qenë mendimi historik në publicistikën shqiptare të dy shekujve të fundit, duke iu qasur pyetjeve se sa ka ndikuar ajo në formimin e mendimit historik shqiptar, cilat janë pikat e saj përbashkuese në perceptimin e tanishëm të së kaluarës, si dhe dallimet e saj me disa nga tezat e asaj etape

“Kosova e bukurë, Kosova trimnore, Kosova me famë është bërë rëmujë! Ç’kishte shpëtuar nga topat e Turgut Pashës, u bë rëmujë sot nga topat e barbarëvet dhe egërsiravet Sërbë!”. Me këtë ton indinjate e dhembjeje, Mihal Grameno e përshkruante pushtimin e Shqipërisë nga ushtritë serbe në vjeshtën e vitit 1912.

Në shkrimin me titull “Vajto e ngrata Shqipëri!”, të botuar në gazetën “Përlindja e Shqipëniës”, bashkëluftëtari i Çerçiz Topullit dhe veprimtari i njohur i kauzës kombëtare shprehte revoltën ndaj Evropës që po qëndronte e shurdhër ndaj “kësaj barbarizme”.