Kulturë

Traditat e ritualet e vdekjes në shndërrim mes kohërave

“Java e Albanologjisë”, si i pari aktivitet i Institutit Albanologjik të Prishtinës për sivjet, shënon edicionin e 12-të me radhë

Tridhjetë vjetët e transicionit shqiptar kanë qenë edhe kronikë e “pushtimit” të tokës. E shkoqitur në një përmasë tjetër, ndryshe nga ajo tradicionale, zaptimi i tokave e shënjimi i tyre si pronë e dikujt është shndërruar në një ritual negocimi rolesh e funksionesh mes individit e shtetit. Dhe pyetja sipas këndvështrimit të një antropologu bëhet nëse këto ceremoni e rituale janë një hallkë që e lidhin shoqërinë me rendin apo sfera ku negociohet autoriteti i shtetit në favor të flukseve partiake?

 

Në ditën e dytë të “Javës së Albanologjisë” studiues të etnologjisë e letërsisë kanë sjellë prurjet e tyre më të reja nga fushat përkatëse. “Ritet, ritualet dhe ceremonitë dikur dhe sot – besimet dhe praktikat” ka qenë tema e sesionit të etnologjisë, përderisa ai i letërsisë ka pasur për temë “Poezinë shqipe (1945-1990)”

Tridhjetë vjetët e transicionit shqiptar kanë qenë edhe kronikë e “pushtimit” të tokës. E shkoqitur në një përmasë tjetër, ndryshe nga ajo tradicionale, zaptimi i tokave e shënjimi i tyre si pronë e dikujt është shndërruar në një ritual negocimi rolesh e funksionesh mes individit e shtetit. Dhe pyetja sipas këndvështrimit të një antropologu bëhet nëse këto ceremoni e rituale janë një hallkë që e lidhin shoqërinë me rendin apo sfera ku negociohet autoriteti i shtetit në favor të flukseve partiake?

Me një shtjellim të thukët mbi praktikat e transicionit shqiptar dhe mënyrat se si dy partitë kryesore në Shqipëri, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, i janë qasur problemit të legalizimit të pronave të “pushtuara”, antropologu Nebi Bardhoshi ka shpalosur këtë dukuri gjithnjë e në evoluim.