Kulturë

“Java e Albanologjisë” me synimin për t'i vazhduar nismat e përbashkëta

Në orën 11:00, po në Institutin Albanologjik, është mbajtur seanca e parë në gjuhësi me temën “Zhvillimi i terminologjisë në gjuhën shqipe”. Pasdite, në seancën e dytë të gjuhësisë, janë lexuar kumtesat për temën “Zhvillimi i terminologjisë shqipe” e gjatë ditës janë mbajtur edhe seanca nga folkloristika dhe etnomuzikologjia

Shkëputjen e vjetshme nga aktivitetet e rregullta e ato të përvitshme sherri i pandemisë Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP) e ka tejkaluar me organizimin e të parit aktivitet për sivjet që bën bashkë albanologë fushash të ndryshme. “Java e Albanologjisë” është ngjarja treditore që sjell prurjet më të reja nga gjuhësia, historia, etnologjia dhe letërsia me studiues nga tri shtetet shqiptare, por edhe nga Turqia e Bullgaria. Kështu, kjo ngjarje, që paraprin Kuvendin e Studimeve Albanologjike, i cili mbahet në vjeshtë në Tiranë, është vlerësuar si një përpjekje e përbashkët për të vënë në spikamë gjuhën, kulturën dhe përbërësit e tjerë të identitetit kombëtar.

 

Duke e bërë anëtar nderi gjuhëtarin e njohur Jani Thomai, Instituti Albanologjik i Prishtinës ka hapur siparin e “Javës së Albanologjisë”. Në edicionin e 12-të të këtij aktiviteti tradicional, 85 prurje e kumtesa të reja nga fushat e gjuhësisë, historisë, etnologjisë, folklorit e letërsisë kanë ribashkuar albanologët pas një viti të vështirë pandemie. Derisa kjo ngjarje është vlerësuar si paraprijëse e Kuvendit të Studimeve Albanologjike që mbahet në Tiranë nga vjeshta, përfaqësues të akademive në të dyja anët e kufirit kanë shprehur vullnet për kapitalizimin e projekteve të përbashkëta për Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, për historinë e re, si dhe për enciklopedinë e përbashkët

Shkëputjen e vjetshme nga aktivitetet e rregullta e ato të përvitshme sherri i pandemisë Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP) e ka tejkaluar me organizimin e të parit aktivitet për sivjet që bën bashkë albanologë fushash të ndryshme. “Java e Albanologjisë” është ngjarja treditore që sjell prurjet më të reja nga gjuhësia, historia, etnologjia dhe letërsia me studiues nga tri shtetet shqiptare, por edhe nga Turqia e Bullgaria. Kështu, kjo ngjarje, që paraprin Kuvendin e Studimeve Albanologjike, i cili mbahet në vjeshtë në Tiranë, është vlerësuar si një përpjekje e përbashkët për të vënë në spikamë gjuhën, kulturën dhe përbërësit e tjerë të identitetit kombëtar.

Me seancën plenare të mbajtur paraditen e së hënës në sallën e IAP-it, “Java e Albanologjisë” ka hapur siparin e edicionit të saj të dymbëdhjetë duke përuruar edhe veprat shkencore të këtij instituti për periudhën 2019-20.