Kulturë

Artisti Gormley shpreson që statujat e tij të qëndrojnë një mijë vjet

Një nga burrat e hekurt në Crosby është vendosur sërish në vendin e vet (Foto: Antony Gormley)
 

Antony Gormley thotë se ai shpreson që “burrat” e tij prej hekuri në bregdetin Merseyside do të vazhdojnë të ekzistojnë të paktën edhe për një mijë vjet si “fosile industriale”, pasi ndihmoi në nxjerrjen në dritë të dhjetë sosh të gllabëruara nga balta e Detit irlandez.

Njëqind statuja prej hekuri të modeluara nga Gormley ishin instaluar më 2005 në bregdetin e Crosbyt.