Kulturë

Kosova i kërkon organizatës botërore ta nxisë Serbinë që t’i kthejë artefaktet

Faksimile e letrës që drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, ua ka dërguar udhëheqësve të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve (ICOM), anëtarë të të cilit janë institucione dhe individë nga 141 shtete

Nëpërmjet letrës, drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës ia ka bërë të ditur Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve se Serbia e ka detyrim që Kosovës t’ia kthejë artefaktet që i janë marrë në vitet 1998-1999. “Marrëveshjet e nënshkruara midis institucioneve respektive sqarojnë se artefaktet janë bartur me qëllim të një ekspozite të përkohshme dhe duhet të kthehen në vendin e origjinës, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, të cilit i takojnë”, shkruhet ndër të tjerash në letrën dërguar organizatës, e cila bashkëpunon ngushtë me UNESCO-n. Një letër e tillë pason atë që MKK-ja ua kishte drejtuar tri institucioneve në Serbi. Për profesionistë të trashëgimisë kulturore, është e drejtë legale dhe legjitime e Kosovës që ta kërkojë kthimin e pakushtëzuar të eksponateve arkeologjike dhe etnografike nga Serbia

Pas kërkesave zyrtare në drejtim të institucioneve në Serbi, Kosova ka bërë edhe një tjetër hap në raport me artefaktet që i mban shteti serb tash e më shumë se dy dekada. Muzeu Kombëtar i Kosovës i është adresuar Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve (ICOM). Ka kërkuar që çështja e 1247 artefakteve arkeologjike dhe etnografike të marrë zgjidhjen që përcakton dokumentacioni bazik e konventat ndërkombëtare.

Kjo letër është dërguar pa u bërë një muaj prej se drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, u është drejtuar Muzeut Kombëtar në Beograd, Muzeut Etnografik të Beogradit dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Serbi.