“All Eyez on Me” për jetën e Tupacut, sipas versionit të tij

“All Eyez on Me” për jetën e Tupacut, sipas versionit të tij

25 June 2017 19:10

Megjithëse kishte vetëm pesë vjet qëkur nisi të lansonte muzikën e tij para se të vritej në vitin 1996, në moshën 25-vjeçare, fuqia në ngritje e yllit Tupac Amaru Shakur ka mbushur albume post mortum, dha material për libra a dokumentarë, janë dhënë teori konspirative e madje është realizuar një mjuzikël në Broadway, i cili nuk “jetoi” gjatë.

Viteve e fundit figura e tij është paraqitur nëpër holograme në koncerte dhe ka qenë shpirti udhërrëfyes për “To Pimp a Butterfly” të Kendrick Lamarit. Në muajin prill Shakur u bë i gjashti rap-artist që do të nderohet në “Rock and Roll Hall of Fame”.

Rëndësia e tij rrallëherë është zbehur, deri në lansimin e “All Eyez on Me”, më datën 16, film i metrazhit të gjatë që bazohet në jetën e reperit, e cila ka mbetur e pasqaruar, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Demetrius Shipp Jr. portretizon reperin e njohur. I ngecur për vite në produksion dhe harresë ligjore, ky film biografik më në fund gjeti mënyrën që të dalë në dritë në mes të vorbullës së faktorëve të momentit duke përfshirë diskutimet për përfaqësimin e minoriteteve në masmedia, rëndësinë e “Black Lives Matter” dhe suksesit komercial të historive të hip-hopit në ekran e skenë, prej “Empire” tek “Hamilton” e “Straight Outta Compton”.

“Klima është perfekte për këtë”, thotë regjisori i “All Eyez on Me”, Benny Boom, i cili njihet për videot muzikore që i ka punuar me 50 Cent, Nelly dhe Nas... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme