Në luftë të vazhdueshme me ndërtimet e reja, në kompleksin e njohur si “Bregu i Sarajevës”, në zemër të Çarshisë së Madhe të Gjakovës, qëndron e paprekur një godinë.
Është Kulla e Xheladin Bej Kryeziut, ekzemplari që ia shton kuptimin kësaj ane, shkruan sot “Koha Ditore”. E vetmja prej atyre objekteve të beglerëve Kryeziu, në kuadër të asaj që edhe më ngushtë njihet si Fusha e Sahatit.
Një shtëpi trekatëshe, kryesisht e ndërtuar prej tullave të pjekura e ngjyrë të kuqe, me dy dalje nga struktura katërkëndëshe në formë të çardakëve të mbyllur, është hijeshia e kësaj pjese të Gjakovës së vjetër.
Në njërën anë të kullës banon familja e doktorit Luan Kryeziu. Bashkë me vëllanë e tij Astritin të bijtë e Tosun Kryeziut janë trashëgimtarë të monumentit.
Në një të diele pasdite të freskët, të mesit të qershorit, doktori Kryeziu u jep urdhër më të rinjve të familjes që të sjellin në oborr karriget më të mira. I ulur tek pasi të jenë rehatuar mysafirët, diku në mesin e kopshtit mirë të rregulluar, Kryeziu nis të flasë për historinë e objektit, pak për kujtimet që atë e lidhin me shtëpinë e tij, më shumë për historinë e Kryezinjve të Gjakovës, e akoma më shumë për hallin që i ka dalë së voni, nga izolimi i paprecedent që iu bë shtëpisë së tij... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.