Kulturë

Aksesorët e disenjatores kosovare në botimin për Serbi të “Harper's Bazaar”

Karolina Geits në revistën e njohur “Harper’s Bazaar”, botimi në Serbi, me unazën nga koleksioni i Sara Shalës
 

“Arti ka fuqinë për të thyer barriera dhe njëkohësisht është një promovues i mirë për paqe”, ka thënë disenjatorja nga Kosova, Sara Shala, e cila jeton në New York. E shembull për këtë është fakti që unaza e saj “Links” zë vend edhe në botimin për Serbi të revistës së njohur “Harper's Bazaar”. Me të pozon modelja Karolina Geits

Që nga botimi i parë në vitin 1867, revista e përmuajshme amerikane “Harper’s Bazaar” në faqet e saj ka shpalosur botën e modës. Është bërë shtëpi për talentet – disenjatorë, fotografë, ilustrues, modele, aktorë, shkrimtarë e të tjerë. Revista tani botohet në 37 vende, përfshirë edhe Serbinë. Është pikërisht versioni i botimit serb që brenda faqeve ka shpalosur edhe punën e disenjatores nga Kosova që jeton në SHBA, Sara Shala.

Modelja e re dhe e suksesshme amerikane e cila jeton në Manhattan, Karolina Geits, ka pozuar për revistën “Harper's Bazaar”.