Kulturë

Biblioteka Presidenciale – trashëgimi kujtese për brezat e ardhshëm

Si e para e llojit të saj, biblioteka presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” – për të cilën ka dhënë mbështetje edhe Departamenti amerikan i Shtetit – synon të afirmojë historinë e përpjekjeve dhe sakrificave për shtetin e Kosovës

Trashëgimia e letrave dhe dekreteve presidenciale në Amerikë nuk do të mbetet e mbyllur brenda zyrave. Ajo do të bëhet “pronë” e publikut me qasje të hapur për të gjithë qytetarët.

 

E ndërtuar sipas modelit amerikan, nëpërmjet bibliotekës presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” shfaqet synimi për të mbledhur e ruajtur dokumente zyrtare e personale të ish-presidentit të parë, si dhe artefakte e materiale historike që dokumentojnë historinë e shtetformimit dhe jetën institucionale të Kosovës. E menduar si një arkiv që do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët, edhe për fondin e saj, i cili do të zhvillohet përbashkësisht nga Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj vartëse, BKK, Arkivi i Shtetit dhe Muzeu Kombëtar, do të jetë i hapur për të gjithë në përpjekje për të “depozituar” brenda saj gjithçka që flet për përpjekjet e gjata të popullit shqiptar për lirinë dhe shtetin e Kosovës

Trashëgimia e letrave dhe dekreteve presidenciale në Amerikë nuk do të mbetet e mbyllur brenda zyrave. Ajo do të bëhet “pronë” e publikut me qasje të hapur për të gjithë qytetarët.

Kështu, ideja e ish-presidentit të 32-të amerikan Franklin D. Roosevelt do të merrte shprehje me hapjen e një biblioteke presidenciale. Por edhe Kosova është në hullinë për t’u bërë me të parën bibliotekë presidenciale në historinë e vet.