Kulturë

Altari i Deae Dardanicae dhe stacioni beneficiar nga Vendenisi

Në Shtojcën për kulturë të së përditshmes, “Koha Ditore“, të datës 17. 06. 2017, më gëzoi njoftimi nëpërmjet artikullit me titull “Gjurmëve të tempullit unik për hyjneshën dardane“ në Vendenis nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Aq më shumë kur me këtë po më realizohej mendimi “për mundësinë e ekzistimit të një faltoreje (tempulli) të kësaj perëndeshe në këtë vendbanim dhe stacion, me ç’rast do të paraqiste rastin e dytë në mbarë trevën dardane“ i dhënë që nga viti 2008 në punimin e botuar në tri revista shkencore në vend dhe jashtë: “Gjurmime Albanologjike 38/2008 Prishtinë 2009“, “Iliria“ XXXV/2011, Tiranë 2012, “Vjesnik Arheo­loškog Muzeja u Zagrebu“ XLV (2012), Zagreb 2013, shkruan Exhlale Dobruna-Salihu në numrin e sotëm të Kohës Ditore.