Kulturë

“Rregullat e reja” në revoltë ndaj mentalitetit dhe virtuales

“Rregullat e reja” nga Zake Prelvukaj në “Çifte Hamam” në Shkup shpalosen me një performancë, tri video, nëntë fotografi dhe shtatë 7 piktura, tri prej të cilave edhe nga periudha e pandemisë

Zhvillimi individual e ai social, pjekja emocionale, sjelljet dhe ndjenjat e njeriut u ngjajnë dallgëve, të cilat të ndikuara nga rrethanat aktuale të kohës, përbëjnë detin e ekzistencës.

 

Zhvillimi individual e ai social, pjekja emocionale, sjelljet dhe ndjenjat e njeriut u ngjajnë dallgëve, të cilat të ndikuara nga rrethanat aktuale të kohës, përbëjnë detin e ekzistencës.

E në mesin e një pandemie, e cila kaploi botën dhe ndryshoi rrjedhën normale të jetës, Zake Prelvukaj u gjend përballë frymëzimeve të saj artistike.