Kulturë

Nis finalja e “Eurovisionit”, në garë dy këngëtarë shqiptarë

Në edicionin e 65-të, gara evropiane e këngës, “Eurovision”, po sfidon gjendjen e pandemisë. Tashmë ka nisur finalja e madhe e cila pa mbahet në “Ahoy Arena” të Rotterdamit. Aty dy këngëtarë shqiptarë janë në garë për atë që njihet si garës më e rëndësishme e këngës - “Eurovision”.

Anxhela Peristeri dhe këngëtari me prejardhje nga Kosova, Gjon Muharremaj, i njohur edhe si Gjon’s Tears, kanë renditur Shqipërinë dhe Zvicrën në dhjetëshen e vendeve fatlume që morën votat e publikut dhe jurive kombëtare.

Këto vende në finalen e madhe do ta kenë përballë 26 vende ku përfshihet vendi nikoqir - Holanda, “Pesëshja e Madhe” (Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar), si dhe 10 vendet e para nga secila prej dy gjysmëfinaleve.

Pas vitit të kaluar ku gara e njohur e këngës evropiane, “Eurovision”, u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit, ajo po kthehet këtë vit me një përzierje muzike e melodramash. Për sivjet “Eurovisioni” ka si moto “Open up”, që nga organizatorët është vlerësuar të jetë mesazhi frymëzues për Evropën e cila përpiqet të ringrihet pas pandemisë.

Finalja është duke u ndjekur me prani fizike nga 3 mijë 500 njerëz - pasi vetëm 20 për qind e kapacitetit të arenës – e që kanë treguar testin negativ që është bërë në 24 orët e fundit.