Kulturë

Kolegët në Institutin Albanologjik: Fetiu, intelektuali që guxoi ndër kohëra

 

Me evokime të kontributit të tij të vëllimshëm albanologjik, Instituti Albanologjik i Prishtinës ka përkujtuar bashkëpunëtorin e vet shumëvjeçar, Sadri Fetiu, i cili vdiq të hënën, në moshën 79-vjeçare.

Studiuesi i folklorit dhe letërsisë është vlerësuar si një nga emrat e përveçëm që la pas vetës një kontribut të çmuar albanologjik.