Kulturë

Vizatimi i Leonardo da Vincit pritet të arrijë vlerën e 16 milionë dollarëve

Vizatimi i Leonardo da Vincit "Koka e ariut” pritet të dalë në ankand në korrik
 

(Reuters) – Një punim rreth 8 me 8 centimetra, ku është vizatuar koka e një ariu nga artisti i famshëm Leonardo da Vinci, pritet të arrijë çmimin deri në 16.7 milionë dollarë në një ankand në korrik.

"Koka e ariut”, një vizatim me laps në një letër ngjyrë bezhë rozë, është "në mesin e tetë vizatimeve të pakta të mbijetuara nga Leonardo që është ende në duart e blerësve privatë dhe jashtë koleksionit mbretëror britanik dhe koleksioneve ‘Devonshire’ në Chatsworth", ka thënë shtëpia e ankandeve “Christie's” për Reuters.