Kulturë

“Bob Vatsoni bie...” me komedi thumbon realitetin

Skenë nga shfaqja “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”, që u dha premierë mbrëmjen e së shtunës në teatrin “Dodona”. Shfaqja përkon me realitetin në vend dhe vë në pah qasjen regjisoriale të Erson Zymberit

Në kopshtin zoologjik “Bob Vatson zoo”, në qytetin paqësor Bob Vatson, jeton i “qetë” Bob elefanti. Të paktën kështu besohej para se elefanti të zhdukej e të ngjallte pyetjet: si ishte jeta e tij; pse e kush mund ta ketë zhdukur elefantin; pse e si mund të ketë humbur ai? Elefanti i cili nuk është a nuk shfaqet më, del të jetë goxha me rëndësi për qytetin. Vlera e tij del në pah kur nis hetimi për ta gjetur atë. Ministri i Punëve të Kota (Ermal Sadiku) detyrën me të rëndësishme ia jep magjistarit Bob Vatson (Ernest Zymberit). Duhet ta gjejë elefantin. “Gjaku im u bëftë lëngë ‘ketchupi’”, është mallkimi që ia bën vetes Bob Vatson magjistari, nëse e keqpërdor detyrën e tij dhe nuk e plotëson urdhrin që i është dhënë. Kështu, epilogu i shfaqjes “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”, që u dha premierë mbrëmjen e së shtunës në teatrin “Dodona” del të jetë goxha interesant, qesharak e absurd. Sidoqoftë, fakti se komedia muzikore vjen e gërshetuar me elementet që shpërfaqin realitetin në vend, e bën atë më tërheqëse dhe krahas argëtimit nxit edhe kritikë.

 

Ministri i Punëve të Kota (Ermal Sadikut) ia ka dhënë magjistarit Bob Vatson (Ernest Zymberit) detyrën më të rëndësishme, tani për tani, të gjejë elefantin Bob. Ky është një përshkrim i shkurtër i shfaqjes “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. Ajo përkon me realitetin në vend dhe vë në pah qasjen regjisoriale të Erson Zymberit, veçanërisht zgjedhjet e tij skenike të qarta dhe origjinale

Në kopshtin zoologjik “Bob Vatson zoo”, në qytetin paqësor Bob Vatson, jeton i “qetë” Bob elefanti. Të paktën kështu besohej para se elefanti të zhdukej e të ngjallte pyetjet: si ishte jeta e tij; pse e kush mund ta ketë zhdukur elefantin; pse e si mund të ketë humbur ai? Elefanti i cili nuk është a nuk shfaqet më, del të jetë goxha me rëndësi për qytetin. Vlera e tij del në pah kur nis hetimi për ta gjetur atë. Ministri i Punëve të Kota (Ermal Sadiku) detyrën me të rëndësishme ia jep magjistarit Bob Vatson (Ernest Zymberit). Duhet ta gjejë elefantin. “Gjaku im u bëftë lëngë ‘ketchupi’”, është mallkimi që ia bën vetes Bob Vatson magjistari, nëse e keqpërdor detyrën e tij dhe nuk e plotëson urdhrin që i është dhënë. Kështu, epilogu i shfaqjes “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”, që u dha premierë mbrëmjen e së shtunës në teatrin “Dodona” del të jetë goxha interesant, qesharak e absurd. Sidoqoftë, fakti se komedia muzikore vjen e gërshetuar me elementet që shpërfaqin realitetin në vend, e bën atë më tërheqëse dhe krahas argëtimit nxit edhe kritikë.

Shfaqja me regji të Erson Zymberit e tekst të Jeton Neziraj është inspiruar nga “Këngëtarja tullace” e Eugene Ionescos dhe nga tregimi “Elefanti zhduket” i Haruki Murakamit.