Kulturë

Panairi i Librit drejt anulimit edhe sivjet, botuesit presin shtetin

Përderisa Panairi i Librit në Prishtinë tash më shumë se dy dekada cilësohet si ngjarja kryesore që i bën bashkë botuesit, shkrimtarët e lexuesit, mosmbajtja e tij për të dytin vit me radhë vlerësohet të ketë efekte negative për të gjitha palët

Ende nuk ka vendim zyrtar, por Panairi i Librit në Prishtinë edhe sivjet ka pak gjasë që të organizohet. Shoqata e Botuesve të Kosovës thotë se pandemia e bën të pamundur, përderisa organizimi i Panairit në formate të tjetra është i kotë. Për botuesit, kjo është goditja e radhës përderisa shteti s’ka bërë gjë për t’u dalë në ndihmë e botuesit i trajton si biznesmenë. Numri i botimeve, sipas tyre, ka rënë e pa ndihmën shtetërore pasojat do të jenë edhe më të mëdha

Kriza e shkaktuar nga pandemia e ka goditur jetën kulturore në përgjithësi. Përderisa disa ngjarje përpëliten të mbijetojnë duke iu përshtatur masave e herë duke i shkelur ato, për të dytin vit Kosova do të mbetet pa Panairin e Librit në Prishtinë. Goditje e madhe për botuesit, shkrimtarët e lexuesit del të jetë mungesa e ngjarjes më të madhe të librit dy vjet radhazi.