Kulturë

ASHAK vijon traditën çerekshekullore të botimit të albanologëve të huaj

ASHAK vijon traditën çerekshekullore të botimit të albanologëve të huaj
 

Me promovimin e katër titujve të ri, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK) ka vijuar projektin e saj tashmë çerekshekullor për botimin e emrave të shquar të traditës albanologjike.

Paraditën e së premtes, në institucionin më të lartë akademik në vend, Seksioni i Gjuhësisë dhe Letërsisë ka sjellë në shqip emra të vjetër e të rinj albanologësh të huaj.