Kulturë

“Fushat e Lulediellit 2021” – rigjallërim ambiental e artistik

Vepra “Fushat e Lulediellit 2021” nga artistja amerikano-hungareze, Agnes Denes, të enjten ka zënë vend në platenë e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Është dëshmi e aktivizmit me art

Mesazhi është i qartë. E ai përthekohet si një lloj ftese për reflektim e veprim. “Kur gjërat rriten, lulëzojnë, dhe jeta i shpreh transformimet dhe sekretet e saj. Shiko, dëgjo, merr pjesë. Të gjithë mund të jemi si luledielli, të rritemi, të ushqehemi, të pajisim të tjerët me pasurinë tonë, të kthehemi kah Dielli e të reflektojmë për nxehtësinë e Diellit drejtuar të gjitha krijesave të gjalla”, është porosia e artistes amerikano-hungareze, Agnes Denes, vepra e së cilës, përveç shumë vendeve të tjera, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, të enjten, u stacionua në Prishtinë.

Ish-studentja e “New School” dhe “Columbia University” në New York artin e saj konceptual e ekologjik e shtriu në shumë sfera, duke nisur nga piktura, poezia e deri te filozofia. Teksa krijimtaria e frymëzimet e saj përherë kanë pasur burim e avokim te mbrojtja ambientale, kësaj radhe në kryeqytetin e Kosovës këtë e bëri me dimensionin edukativo-artistik.