Kulturë

Tenori nga Kosova – Don Ottavio në Hamburg

Tenori nga Kosova – Don Ottavio në Hamburg
Tenori Granit Musliu prej tetorit të vitit 2019 ndjek studimet master në Degën e Këndimit, në Universitetin Shtetëror të Muzikës në Hamburg, e po aty do të debutojë në rolin e Don Ottavios

Don Giovanni është në shtëpinë e komandantit me synimet që ta bëjë për vete vajzën e tij, Donna Anna. Ajo mundohet që t’ia heqë maskën gjersa thërret për ndihmë. Giovanni duke ikur takohet me komandantin me të cilin nis dyluftimin. Kur Donna Anna e sheh të atin e vrarë i kërkon të fejuarit të saj, Don Ottavios, që të marrë hak.

 

Universiteti i Arteve dhe Muzikës në Hamburg po bën përgatitjet e fundit për premierën e “Don Giovannit”, e rolin e Don Ottavios ia ka besuar Granit Musliut. “Shfaqja e kësaj opere për mua ka një rol shumë të rëndësishëm për faktin se gjatë kësaj kohe shumica e teatrove në botë janë të mbyllura, prandaj ndihem shumë me fat të jem pjesë e kësaj shfaqjeje dhe të performoj përsëri, ndonëse pa publik”, ka thënë Musliu për KOHËN

Don Giovanni është në shtëpinë e komandantit me synimet që ta bëjë për vete vajzën e tij, Donna Anna. Ajo mundohet që t’ia heqë maskën gjersa thërret për ndihmë. Giovanni duke ikur takohet me komandantin me të cilin nis dyluftimin. Kur Donna Anna e sheh të atin e vrarë i kërkon të fejuarit të saj, Don Ottavios, që të marrë hak.

Kështu nis rrëfimi i operës “Don Giovanni” të kompozitorit austriak Wolfgang Amadeus Mozart. Opera që premierën e pati më 29 tetor të vitit 1787 në Pragë është fort e njohur edhe sot, e cilësuar si një nga operat me të mira të Mozartit dhe ka qenë një burim studimi për shkrimtarë e filozofë të ndryshëm. Të shtunën kjo operë do të jepet edhe nga Universiteti i Arteve dhe Muzikës në Hamburg. E në rolin e Don Ottavios do të debutojë tenori nga Kosova, Granit Musliu.