Kulturë

Monumenti i Kongresit të Manastirit rihapet bashkë me problemet e vjetra

Monumenti i Kongresit të Manastirit rihapet bashkë me problemet e vjetra
Deri më tani investimi më i madh për Muzeun e Alfabetit është ai i filluar më 2017 me 300 mijë euro të ndara nga fondet IPA të Bashkimit Evropian

Me lidhjen në ujësjellësin kryesor të qytetit janë kurorëzuar punimet rikonstrukuese në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. Pas një pritje prej gati 15 muajsh, vetëm të martën është përmbyllur punimi i fundit për lidhjen e godinës së muzeut me ujësjellësin qendror. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të këtij muzeu në “Facebook”.

 

Pas ndërhyrjeve e restaurimeve disavjeçare, në godinën e Kongresit të Alfabetit – ku sot është Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe – të martën kanë përfunduar punimet e fundit me të cilat është lidhur me ujësjellësin e qytetit. Paçka se bëhet më shumë se një dekadë qëkur fitoi statusin e muzeut, ngrehina ikonike në Manastir vazhdon t’i trashëgojë problemet e vjetra

Me lidhjen në ujësjellësin kryesor të qytetit janë kurorëzuar punimet rikonstrukuese në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. Pas një pritje prej gati 15 muajsh, vetëm të martën është përmbyllur punimi i fundit për lidhjen e godinës së muzeut me ujësjellësin qendror. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të këtij muzeu në “Facebook”.

“Me përpjekjen e drejtorit të Muzeut, Zait Aliu dhe bashkëpunimin me institucionet publike ‘Vodovod’ dhe ‘Niskogradba’ nga Manastiri, sot Muzeu është kyçur në ujësjellësin kryesor të qytetit, me të cilin stafi do të ketë mundësinë në ditët që vijnë të hyjë në zyrat ku ishin deri para fillimit të rikonstruimit të kësaj godine. Kjo është shumë me rëndësi për punën dhe funksionimin normal të këtij institucioni”, është thënë në këtë njoftim.