Kulturë

Çeku: Vendimi që Manastiri i Deçanit të konsiderohet monument i rrezikuar s’bazohet në logjikë të shëndoshë

Foto: Koha
 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar për vendimin e “Europa Nostras” që të fusë Manastirin e Deçanit në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara të Evropës për vitin 2021, tek një ditë pasi kjo organizatë shpalli listën. Në reagimin e tij, Çeku ka thënë se vendimi që Manastiri i Deçanit të jetë në listën e 7 objekteve më të rrezikuara nuk bazohet në logjikë të shëndoshë.

Të enjten, “Europa Nostra” e shpalli Manastirin e Deçanit në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara të Evropës për vitin 2021. Vendimtar për këtë janë raportet e Serbisë, që i shkruan UNESCO-s se ndaj këtij monumenti ka pasur edhe “përpjekje për sulm terrorist nga ISIS-i”. Institucionet shtetërore të Kosovës nuk patën reaguar në adresë të organizatës me anëtarë nga 40 shtete e “partnere e vjetër e BE-së”.